Tifozët maqedonas kanë bërë mbrëme skandalin e rradhës në ndeshjen e hendbollit mes skuadrës së Maqedonisë dhe Spanjës por ky skandal është disi ndryshe nga të tjerët. Nuk kanë djeg flamur shqiptar e as nuk kanë sharë e fyer shqiptarët.
Në fillim të ndeshjes, tifozët maqedonas shpalosën flamurin më të madh të tyre, por nga ana e kundërt. Në vend të flamurit, duket sikur ata kanë shpalosur një pëlhurë të madhe.
NJë pjesë e shikuesve janë revoltuar nga ky gabim ndërsa mediat maqedonase kanë kritikuar grupet e tifozerive për organizimin e dobët.
